Deri tani asnjë pacient me tre doza nuk është shtrirë për kurim në Klinikën Infektive

Deri tani asnjë pacient me tre doza nuk është shtrirë për kurim në Klinikën Infektive

Gazetare: Vjollca Aliti

Asnjë pacient me tre doza të vaksinave kundër Kovid19 deri më tash nuk është shtrirë në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup. Drejtoresha e kësaj Klinike, Milena Stevanoviq theksoi rëndësinë e dozës së tretë të vaksinës, veçanërisht ndaj variantit më të ri të virusit korona i cili njihet si Omikron, raporton Alsat.

Hulumtimet e fundit shkencore kanë treguar se doza e tretë përforcuese ka treguar efikasitet të lartë ndaj variantit të ri edhe atë 80% mbrojtje ndërsa ekspertët thonë se pragu I pranimit të dozës së tretë tanimë, është ulur nga 6 në 3 muaj.

“Doza e tretë, rekomandohet në mënyrë të qartë. Ai kufiri I tanishëm prej 6 muajsh pas marrjes së dy dozave paraprake tanimë po ndryshohet dhe doza e tretë mund të merret 3 muaj pas marrjes së cfarëdolloj vaksine tjetër. Nëse më parë kemi thënë se për disa vaksina vlen afati që 3 muaj pas marrjes së dy dozave të merret e treta, tani themi se edhe Brenda tre muajsh mund të merret doza e tretë, përfshirë këtu edhe personat që e kanë kaluar sëmundjen”, theksoi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës për sëmundje Infektive.

Deri më tash në Maqedoninë e Veriut  rreth 96,000 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës anti Covid.

“Tek grup mosha nga 18-64 vjet, përfshirja me dozën e parë të vaksinës është 46,7% ndërkaq me dy doza rezultojnë 45,1% e popullatës, gjegjësisht me tre doza të vaksinës anti Covid rezulton të jetë e vaksinuar 3,1% e popullatës vendore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat të cilët e marrin dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona mund të pajisen me vërtetim për pranimin e të njëjtës, nga mjeku amë apo përmes faqes vakcinacija.mk

Ndryshe, Komisioni Evropian nga 1 shkurti I vitit 2022 ka miratuar rregullativë, e cila kushtëzon cdo kënd që dëshiron të hyjë Brenda shteteve të Bashkimit Evropian, të posedojë dokument I cili dëshmon pranimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid. Një rregullativë e tillë e KE-së vjen pas shpërndarjes së lartë të variantit Omikron, I cili po bëhet dominues në gjithë botën./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button