Derisa luante për Fiorentinën, Amrabat “viktimë” e vjedhjes së shtëpisë

Marokeni Amrabat është bërë viktimë e vjedhjes së shtëpisë gjatë ndeshjes kundër Baselit në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

Ndërsa ai ishte në fushën e lojës ku Fiorentina pësoi një disfatë që mund t’i kushtojë shumë në rrugëtimin europian, shtëpia e Amrabat u vu në shënjestër të hajdutëve të cilët hynë në ndërtesë pasi shkatërruan dritaren.

Ata vodhën një çantë me rreth 1 mijë euro. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Të tilla vjedhje regjistrohen shoesh herë në Itali dhe Spanjë gjatë momenteve kur lojtarët aktivizohen në ndeshje të ndryshme zyrtare.

LEXO EDHE:

Back to top button