Mançester Junajtedi “piketon” talentin 20 vjeçar te Anderlehti

Me portierin spanjoll, David de Gea në prag të largimit nga “Djajtë e Kuq”, këta të fundit kanë shfaqur interesimin për të nënshkruar me një portier të ri dhe të talentuar, që mund të japë garanci për të ardhmen.

Një profil të tillë e ka dhe “shënjestra” e radhës e “djajve”, portieri, 20-vjeçar i Anderlehtit, Bart Verbruggen, i cili pëlqehet shumë nga bordi i Man. Juanjted, si dhe nga tekniku, Erik ten Hag.

Verbruggen ka zhvilluar 13 ndeshje këtë sezon me fanellën e Anderlehtit, nga të cilat 3 kanë mbetur me rrjetën e paprekur, ndërkaq, në muajin mars, talenti 20-vjeçar u thirr për herë të parë në kombëtaren e Hoalndës,  edhe pse nuk arriti të siguronte asnjë minutë në fushën e blertë.

LEXO EDHE:

Back to top button