Derisa VLEN heshtë, partitë e bllokut politik maqedonas vazhdojnë akuzat për atë se kush e ktheu Artan Grubin në shtëpi
Derisa VLEN heshtë, partitë e bllokut politik maqedonas vazhdojnë akuzat për atë se kush e ktheu Artan Grubin në shtëpi
Gazetar: Petar Çaushevski
VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë koncentruar brenda taborit të tyre debatin për dorëzimin e ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Sipas partisë në pushtet, deklaratat e Grubit para prokurorisë po e frikësojnë LSDM-në.
“Frika nga dëshmitë e mundshme të Artan Grubit për krimet e ish-qeverisë së LDSM dhe BDI-së, dukshëm ka shtypur butonin e panikut në “Bihaq”. Madje edhe nënkryetarja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, shkoi një hap më tej, duke theksuar se për një nga rastet ku Grubi dyshohet për krim, kallëzime penale duhet të marrin edhe kolegët e tij nga qeveria e atëhershme?”, tha Brane Petrushevski, VMRO – DPMNE.
LSDM-ja vazhdon të beson se kthimi i Grubit është skenar dhe marrëveshje politike VMRO-BDI.
“Prokuroria nën kontrollin e Mickoskit e justifikoi vendimin skandaloz për arrest shtëpiak ndaj Grubit me vlerësim sigurie të dhënë nga MPB dhe ASK. Nuk ishte i sigurt dhe prandaj duhej të caktohej arrest shtëpiak. Të njëjtën ditë, drejtori i burgut të Shutkës, përndryshe kuadër i VMRO-GOK, e demantoi prokurorinë”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, LDSM.
Pas më shumë se një viti në arrati, të hënën Artan Grubi iu dorëzua policisë dhe iu caktua arrest shtëpiak.Grubi dyshohet për “mashtrim në shërbim” në cilësinë e ish zëvendëskryeministrit të parë, hetim që i referohet rregullimit të lojërave të fatit përmes një ligji propozuar nga Qeveria në ditën kur me seancën po udhëhiqte Grubi./ Alsat.mk








