Dervishi: Deri kur do të kërkojmë që ndërkombëtarët t’i zgjidhin problemet tona

Gazetarja Fatlume Dervishi në emisionin “Rruga drejtë…”, pyeti kreun e  Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën se deri kur qytetarët e këtij vendi do të presin që ndërkombëtarët të zgjidhin problemet, përfshi edhe ato me shtetin e së drejtës, derisa për një gjë të tillë sipas Dervishit janë politikanët ata të cilët kanë marr legjitimitetin dhe votat e qytetarëve.

Akoma vazhdon të promovohet ideja që  ndërkombëtarët janë ata që duhet të na shpëtojnë nga secila situatë. Përfaqësuesit politikë në vend janë ato që marrin legjitimitetin nga qytetarët, marrin vota dhe janë ato të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për problemet sistemore, siç është problemi me shtetin e së drejtës. Ne kishim rastin edhe të  Prokurorisë Speciale të cilën na e imponuan në njëfarë mënyre ndërkombëtarët dhe meqë sistemi jonë  nuk ishte  ai që mund ta mbante dhe të mbijetonte një farë sistemi të këtillë dhe dështoi Prokuroria Speciale. Pse nuk kërkojmë zgjidhje brenda vendit por vazhdimisht i kemi sytë nga ndërkombëtarët?”, pyeti Fatlume Dervishi, gazetare.

Sela me përgjigje…

Kur thash Task forcë, nuk thash se duhet Gjykatë Speciale të bëjmë në Maqedoni, por një trup  në të cilin të gjitha subjektet politike, unë do të kisha thënë urdhëroni listën me 10 ose 20 raste dhe shkruani proceset gjyqësore që ju mendoni që duhet të nisin prej në hetime. Nuk mund të vendosësh për një proces gjyqësor  me hetimin  që është bërë në kohën e  Sashos dhe Gordanës, sepse ku është kuptimi. Sepse gjykatësi do të vendos në bazë të dëshmive që janë mbledhur atëherë… Sot keni një kryeministër i cili, ja po marrim rastin “Monstra”, dilte jo në ndeje dhe kafene por publikisht dilte dhe thoshte  se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg në rastin “Monstra”, e vërteta për “Monstrën” është e tmerrshme, ne do ta nxjerrim. Po i njëjti sot thotë se “Monstra” nuk duhet të jetë objekt i subjekteve politike. Kjo e ka rritë dilemën që qytetarët e kanë ndaj shtetit të së drejtës. qytetarët që protestojnë duan të drejtën”tha Sela

LEXO EDHE:

Back to top button