Naumov: Bllokimi i ligjeve i koordinuar me VMRO-në, qëllimi është zgjedhjet e parakohshme

Gazetari Stole Naumov, i ftuar në “Rruga drejt…” hodhi dyshimet e tij se bllokimi i ligjeve nga ana e ASH-AAA-së është një marrëveshje e koordinuar me VMRO-DPMNE-në, me të vetmin qëllim që të shpijnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por kjo u hodh poshtë si e pa bazë nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Ky i fundit përkujtoi Naumovin se ishte pikërisht ai i cili rrëzoi nga pushteti VMRO-DPMNE-në në vitin 2017.

Është një fjalë popullore që thotë: “Për një plesht djegim jorganin”, kështu më ngjason kjo politikë e juaja. Sepse po bllokoni ligje thelbësore në parlament që kanë të bëjnë me masat anti-krizë, që ndërlidhen me ekzistencën e qytetarëve. Për shembull vazhdimi i afatit për ndihmë për kategorinë  e prekur të qytetarëve prej 6 mijë denarë, deri më 31 mars. Në këtë drejtim është pyetja ime, dhe do të shtoja se po del sikur ju tani po ziheni me VMRO-DPMNE-në me partnerin tuaj  strategjik. Por mund të mendojmë edhe kështu se edhe për këtë jeni marr vesh me qëllim që të bllokoni kuvendin dhe të nxirrni zgjedhje të parakohshme, diçka që në narrativin e VMRO-DPMNE-së është prezentë çdo ditë”, deklaroi Stole Naumov, gazetar.

Kjo s’ka të bëj aspak, me vjen shumë keq që konstatoni gjëra që unë nuk i kam thënë, nuk kanë dalë nga goja ime. Ne s’kemi as partneritet as partneritet strategjik me ndonjë subjekt të tillë politikë. Mos harroni, nëse duhet të përmendim emra të përveçëm, ju flisni me njeriun që  e ka rrëzuar VMRO-DPMNE-në nga pushteti në vitin 2017 dhe vazhduam pastaj të mos jemi pjesë edhe e këtij pushteti të tanishëm. Aspak nuk bëhet fjalë për ndonjë aludim të cilin ju e hidhni, që ju flisni për paketa sociale dhe për ndihma që presin qytetarët dhe i quani ligje të rëndësishme këta dhe bëhet fjalë për një kategori njerëzish    të cilët e kanë shumë të nevojshme ndihmë. Unë flas po për të njëjtën kategori njerëzish, ligji për shtetësi ka të bëj me po të njëjtën kategori njerëzish, madje akoma më keq”, tha Sela.

LEXO EDHE:

Back to top button