" "
Skuadra e Çellsit ka dështuar që të fitojë në “Stamford Brixh” ndaj Brajtonit, duke barazuar 1-1. Edhe pse gjatë gjithë ndeshjes, “Blutë” e Londrës patën kontroll të topit në fund nuk arritën të shënojnë gol. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tushel, pati vetëm dy goditje drejtë portës së Robert Sançezit.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Ben Uajt, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u larguar nga loja. Megjithatë, edhe pse Brajtoni mbeti me 10 lojtarë në fushë, Çellsi nuk arriti që të fitojë ndeshjen.
Çellsi zë vendin e katërt me 55 pikë, ndërsa Brajtoni është i 16-ti me 34 pikë. Për trajnerin e Çellsit, Tomas Tushel, ky barazim është sikur humbje.









