Dhëndri i Erdoganit jep dorëheqje nga funksioni ministër i Financave

Dhëndri i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Berat Albajrak ka dhënë dorëheqjen nga funksioni ministër i Financave, duke përmendur arsye shëndetësore.

“Pasi isha ministër për gati pesë vjet, vendosa të mos vazhdoj shërbimin tim si ministër i Financave, për shkak të problemeve shëndetësore,” tha Berat Albajrak në një mesazh në Instagram.

Sipas AP, 42-vjeçari Albajrak është ministër i  Financave që nga korriku i vitit 2018, ndërsa më parë ka qenë ministër i Energjetikës për tre vite.

Dorëheqja e tij vjen pas largimit të Guvernatorit të Bankës Qendrore Turke, Murat Uysal, i cili u zëvendësua nga ish ministri i Financave Naci Agbal.

Analistët vënë në dyshim arsyen e dorëheqjes së Albayrak. Disa përmendin se ish-ministri kishte një marrëdhënie të mirë me Kushner, këshilltarin dhe dhëndrin e i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ata shtojnë se këto marrëdhënie nuk ishin më të rëndësishme për Erdogan pas humbjes së Trump në zgjedhjet presidenciale.

Albajrak është i martuar me vajzën e Erdoganit Esra dhe ata kanë katër fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button