Dhjetë lojtarë kinezë të pezulluar për trukim ndeshjesh në snooker

Kur Zhao Xintong i Kinës u bë lojtari i katërt jo britanik që fitoi Kampionatin e Mbretërisë së Bashkuar në 2021, ai mori vlerësime të larta nga Ronnie O’Sullivan, lojtari më i famshëm i snooker-it të të gjitha kohërave.

“Xintong më kujton djalin tim. Unë shikoj atë dhe ai më kujton djalin tim të vogël. Ai është një talent i madh, një kaq i mrekullueshëm. Thjesht më pëlqen ta shohj atë se si luan, “ tha O’Sullivan për “Our China Stories”.

Fitorja e Xintong vetëm shtoi vrullin e lojtarëve kinezë, pasi muaj më parë, Yan Bingtao kishte fituar Masters, duke marrë përsipër yllin e kësaj loje Ding Junhui. Por kjo përrallë duket se ka përfunduar në mënyrën më të papritur të mundshme pasi Xintong dhe Bingtao janë në listën e dhjetë lojtarëve kinezë që janë pezulluar nga Shoqata Botërore e Bilardos dhe Snooker Profesionale (WPBSA) si pjesë e një hetimi për trukimin e ndeshjeve me qëllim bastesh.

WPBSA konfirmoi në një deklaratë të lëshuar se hetimi më i gjërë tani është në një fazë të avancuar dhe se do të përfundojë së shpejti. Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e hetimeve, megjithëse të dy lojtarët mund të apelojnë vendimin.

Emrat e Zhao Xintong dhe Zhang Jiankang , përveç Yan Bingtao të lartpërmendur , bashkohen me emrat e Liang Ëenbo, Lu Ning, Li Hang, Zhao Jianbo, Bai Langning, Chang Bingyu dhe Chen Zifan , të cilët tashmë ishin pezulluar për arsye të ngjashme.

LEXO EDHE:

Back to top button