Dhjetëra të vdekur nga përplasja e dy anijeve në Bangladesh

Të paktën 26 persona janë raportuar të vdekur pasi një aksidenti në det, ku një anije me pasagjerë u përplas me një anije mallrash në një lumë në Bangladesh.

Grupet e kërkim shpëtimit arritën të nxjerrin nga lumi tragetin e mbytur këtë të hënë, si dhe trupat e pajetë.

“Ne kemi arritur të nxjerrim deri tani 25 persona të pajetë, shumica e të cilëve janë gjetur brenda anijes së mbytur”, u shpreh një nga drejtuesit e operacionit të kërkim-shpëtimit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të paktën 9 persona të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button