Kovid-19 mbylli shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë

Kovid 19 mbylli shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë. Nëntë punonjës, katër prej të cilëve mësues, dhe pjesa tjetër staf administrativ dhe teknik janë pozitivë për Covid 19. Dy nga punonjësit janë shtruar në spital për shkak të pasqyrës së rëndë klinike.

Kjo ishte e pashmangshme, në mënyrë që të mos vijë deri te përhapja e epidemisë Covid 19, dhe për atë arsye ne vendosëm, në përputhje me autoritetet kompetente, të izoloheshim dhe shkolla të mbyllej – tha Veljo Filkoski, Zëvendësdrejtor.

Nga shkolla nuk e dinë se nga ka ardhur infektimi, por supozojnë se ndoshta bëhet fjalë për prindër të pandërgjegjshëm që kanë qenë në izolim e fëmijët e tyre i kanë sjellë në shkollë.

Supozojmë se ka prindër pozitivë që i lënë fëmijët e tyre vijnë në shkollë. Prindërit nuk lejohen të hyjnë në shkollë, por përsëri përmes disa kontakteve por mund të jetë edhe nga punonjësit përmes disa kontakteve të jashtme – u shpreh Veljo Filkoski, Zëvendësdrejtor.

“Shkolla fillore më e madhe në Strugë, “Vëllezërit Milladinov”, do të mbetet e mbyllur për të paktën dy javë. Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë kështu për një kohë më të gjatë. Rreth 500 nxënës do të vazhdojnë të ndjekin mësimet përmes internetit.”

Edhe shkollat e tjera në Strugë janë të mbyllura. Shkollat fillore në fshatrat Jabllanicë dhe Llukovë janë mbyllur, ndërsa rreth shtatëdhjetë fëmijë do të ndjekin mësimet nga shtëpia të paktën deri në fund të kësaj jave. 18 pacientë aktualisht janë të shtruar në spitalin e Strugës dhe ka disa shtretër të lirë. Në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit për momentin gjenden 109 pacientë, 70 prej të cilëve janë me oksigjen. Që situata në Ohër po bëhet alarmante dëshmon fakti që nga fillimi i vitit 2021 përfshirë 31 marsin, të infektuar janë 1700 pacientë, ndërsa 655 në Strugë. Një ditë më parë, një djalë 28 vjeçar nga Ohri vdiq si pasojë e Kovid 19.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button