Dhjetëra viktima dhe mbi 400 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.491 teste të kryera janë regjistruar 487 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 230 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.487 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 198.156 raste, prej të cilëve 185.459 janë shëruar, kurse 6.998 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 5.699 raste aktive me virusin korona. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se pesë viktima nga raporti i sotëm janë regjistruar nga data 23.09.2021 deri 12.10.2021.

LEXO EDHE:

Back to top button