Dhuratë e çuditshme për Dejvid Bekamin nga Viktoria, në ditën e Shën Valentinit

David Bekam ishte i emocionuar, kur mori një dhuratë të pazakontë për ditën e Shën Valentinit nga gruaja Viktoria, ndërsa dashuria e tij e sapo gjetur për pulat vazhdon të rritet.

Bashkëpronari i Inter Majami, Bekam, ka qenë i emocionuar për tu kujdesur për tufën e tij të pulave muajt e fundit. Dhe në ditën e Shën Valentinit, ai shkoi në Instagram për të falënderuar gruan e tij Viktoria që i dha edicionin më të fundit të revistës “The Country Smallholder”, e cila ofron lajme, informacione praktike, udhëzime dhe rubrika mbi bujqësinë e hobi, kopshtarinë organike, këshilla veterinare dhe me shumë.

Së bashku me Bekamin që postoi një foto të revistës në një histori në “Instagram”, 48-vjeçarja shkroi edhe një mesazh.

“Dhurata ime e Shën Valentinit”, e ndjekur nga një emoji me zemër dashurie duke i bërë tag edhe Viktoria-s.

Bekam mori tufën e tij të pulave për Krishtlindje, gjë që bëri që Viktoria t’i jepte ish-lojtarit të Anglisë një libër të quajtur “Keeping Chickens for Dummies”. Javën e kaluar, Bekami tregoi “entuziazmin” e tij për gjetjen e vezëve dhe “mësimin e asaj që ato kanë nevojë” dhe tani kjo revistë thjesht do t’ia shtojë entuziazmin për të gjithë procesin.

LEXO EDHE:

Back to top button