Patentë shoferi falas, shton kaosin para sporteleve të MPB-së

Patentë shoferi falas, shton kaosin para sporteleve të MPB-së

Gazetar: Adnan Qaili

Qytetarët vazhdojnë të lënë punët e tyre dhe të humbasin ditë të tëra nëpër sportelet e MPB-së për të ndryshuar dokumentet personale me emrin e ri të shtetit. Nervozizmin nuk e fshehin as para kamerave.

Disa thonë se kanë ardhur nga diaspora për të rregulluar dokumentet, duke marrë pushim pa pagës dhe me gjitha shpenzimet rrugore harxhojnë qindra euro, siç thonë ata, për kaosin e krijuar nga vetë shteti.
Ndërrimi i patentave të shoferëve dhe lejeve të qarkullimit deri në fund të këtij viti do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Kjo masë vetëm se ka shtuar rrëmujën e qytetarëve të dynden para sporteleve.

“As në Qento as në Autokomandë dhe as këtu nuk e kam letërnjoftimin, megjithëse jam fotografuar në dhjetor në stacionin policor Prolet. Po dokumentet tjera? Pasaportë nuk kam, kurse patentën e shoferit e kam nxjerrë më herët me emrin Maqedonia e Veriut, ja shikojeni!”, tha një qytetar.

“Më shumë se 4-5 orë prita, shumë rrëmujë brenda. Dikush ankohet, dikush edhe rrahet fizikisht. Por, nuk kemi zgjidhje tjetër. A keni pasur termin? Nga data 6 shkurt prisja terminin, erdha nga Franca, tani sërish duhet të kthehem. Vetëm për pasaportë erdhe? Po, vetëm për këtë ndërrim të dokumenteve kam ardhur”, tha një tjetër qytetar.

“Shumë kallaballëk kishte, kam bërë termin para 5-6 muajve dhe duhet të rregullohet diçka këtu. Duhej para një viti të definoheshin këto gjëra jo tani të krijohen radhë të gjata”, theksoi një qytetar.

“Isha të pyes për dokumentet e udhëtimit për vajzën dhe dhëndrin, para 3 muajve janë fotografuar dhe akoma nuk i kanë marrë. Tani erdha këtu dhe më thonë se nuk mund të ju japim informacion se janë gati, ndërsa kanë paguar dyfish më shumë se sa që është këtu. Tani duhet ata patjetër të vijnë nga Sllovenia dhe ti kërkojnë pasaportat”, u shpreh një tjetër qytetar.

Gjithashtu, zero denarë do të kushtojnë edhe fletët e udhëtimit nëpër ambasada. Ngjitësja NMK në targa është bërë e detyrueshme, ndërsa kodi ndërkombëtar MKD në lejet e qarkullimit është i vlefshëm dhe nuk ndryshon. Kuvendi ndryshoi ligjin me të cilin patentat e shoferit me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë deri në vitin e ri, por vetëm për përdorim të brendshëm. Me leje dhe letërnjoftim të vjetër po lejohen qarkullimi vetëm në vendet e rajonit, siç është Kosova, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa shtetet e BE-së nuk pranojnë pa mbiemrin “Veriu”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button