Di Maria në Torino, për të firmosur me Juventusin

Angel Di Maria mbërriti në “JMedical” për të filluar ekzaminimet e zakonshme mjekësore me Juventusin. Argjentinasi, i cili zbarkoi mbrëmë në Torino, u mirëprit nga më shumë se 200 tifozë të cilët e brohorisnin për të.

Kështu, “Il Fideo” kaloi disa minuta për foto dhe autografe me tifozët e Juventus.

Pas kontrollove mjekësore pritet nënshkrimi te “Continassa”. Ish-lojtari i PSZH-së, i liruar nga kontrata e tij me francezët, do të firmosë me “Zonjën e Vjetër” për një sezon për 7 milionë euro në sezon.

Asnjë opsion rinovimi me anësorin i cili pas mbarimit të kontratës me klubin italian, pritet të rikthehet në Argjentinë.

LEXO EDHE:

Back to top button