Dibala arrin marrëveshje me Juventusin

" "

Pas bisedave disa muajshe, Paolo Dibala ka rënë dakord me drejtuesit e Juventusit. Sipas mediave italiane, plejmejkeri argjentinas do të firmos kontratën 5 vjeçare, me të cilën do të përfitojë 10 mln euro në sezon dhe bonuse të tjera shtesë. Këto ishin shifrat, të cilat argjentinasi i kishte pritur në fillim të bisedimeve.

Sipas mediave italiane, Dibala pritet të merr shiritin e kapitenit dhe të jetë lider i “Zonjës së Vjetër” në vitet që vijnë. Aktualisht Dibala është duke shëruar nga lëndimi, ndërsa pritet në fund të muajit tetor, 27 vjeçari të jetë në formacionin e parë ndaj Sampdoria-s dhe Zenitit në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button