" "
Paulo Dibala ka kontratë aktuale me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022. Futbollisti argjentinas prej kohësh ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për një kontratë të re, dhe duket se një gjë e tillë është arritur.
Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe Dibala do të zgjat kontratën me ‘Bianconerët’. Me marrëveshjen e re, argjentinasi do të mbetet pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në qershor të vitit 2026. Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme nga klubi i Juventusit.
Kujtojmë se 27-vjeçari, këtë ediiconi ka realizuar katër gola dhe tre asiste, në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.








