" "
Pas golit të shënuar ndaj Zenit, Paulo Dibala ka festuar në mënyrë të veçantë.
I shtrirë me njerin krah, me dorën pas koke, për të festuar një idhull të madh të Juventusit: me këtë gol ai barazoi John Carles në vendin e njëmbëdhjetë të golashënuesve dhe kaloi Mishel Platini në historinë bardhezi…

Argjentinasi zhvilloi ndeshjen e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve me fanellën e “Zonjës së Vjetër” ndërsa ishte goli i dytë në dy ndeshje në këtë kompeticion.








