Dibala shpjegon festën me kapelë në stadiumin “Olimpico”

Paulo Dibala vendosi ndeshjen e Romës ndaj Xhenoas në Kupën e Italisë, teksa me një gol në minutën e 64-të të sfidës, i dhuroi kryeqyteasve biletën për në fazën çerekfinale të turneut. I aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Hoze Mourinjo, 29-vjeçari me anë të një inkursioni personal shënoi një gol që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në “Olimpico”.

Ndërkohë, nuk mungoi edhe një festë e veçantë nga ana e argjentinasit, i cili përveç të famshmes “Dybala Mask”, vendosi edhe një kapele. Gjesti i Dybalës e kishte një shpjegim dhe pas sfiës, ish-lojtari i Juventus theksoi se kapelja ishte në respekt të mikut të tij repist “Bizarrap”. Ky i fundit është një mik i futbollistit por edhe të fejuarës së tij, Oriana.

“Bizarrap” së fundmi krijoi një këngë për triumfin e Argjentinës në Botëror dhe duke veshur fanellën e Romës, Dibala nuk harroi ta përshëndeste në stilin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button