Lajme jo të mira për Liverpullin, lëndohet sulmuesi uruguain

Një ditë para ndeshjes aspak të lehtë për Liverpullit, Jurgen Klop ka marr një lajm shqetësues. Darvin Nunez ka pësuar lëndim dhe nuk ka stërvitur fare me grupin. Në konferencën për media, Klop ka dhënë të rejat e fundit për lëndimin e uruguaianit.

“Nëse Nunez nuk stërvitet as sot, ai nuk do të ftohet për nesër. Ne jemi në pritje të informacioneve të fundit. Nuk është lëndim i madh, por që rrezikon ndeshjen ndaj Briajtonin. Millner e Bajçetiç janë kthyer nga lëndimet, ndërsa Firminjo vazhdon të jetë mungesë për ne” ka thënë Klop./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button