DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

Leonardo DiCaprio thuhet se ka marrë rolin e Frank Sinatra në filmin e ri të Martin Scorsese, raporton Variety.

Roli i Ava Gardner shkoi për Jennifer Lawrence, me të cilën DiCaprio bashkëpunoi në filmin “Don’t Look Up”.

Nga ana tjetër, DiCaprio dhe Scorsese kanë punuar disa herë bashkë.

Kjo dyshe është një nga çiftet më pjellore aktor-regjisor, pas tyre janë filmat si “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”. Filmi i tyre i fundit, “Killers of the Flower Moon”, u nominua për 10 Oscar.

LEXO EDHE:

Back to top button