Diego Simeone, gati të zëvëndësojë Sampaolin

Sevilja po ngjitet në tabelë, por një ndryshim në stol po mendohet për sezonin e ardhshëm, në të cilin klub synon të afrohet me zonën e Europës dhe jo të vuajë pranë fundit të tabelës, siç është duke ndodhur këtë edicion.

Në vend të Sampaolit, në Spanjë po përmendet emri i Diego Simeones, i destinuar të largohet nga Atletiko Madrid. Argjentinasi pritet të largohet nga “colchoneros” këtë verë dhe tashmë duket se trajneri 52-vjeçar ka një opsion shumë të mirë për të ardhmen, me Sevila-n që do t’i bëjë një propozim shumë shpejt, posaqërisht pas disfatës poshtëruese në “Vanda Metropolitana” kundër Atletiko Madridit me 1-6.

LEXO EDHE:

Back to top button