Diego Simeone, kërkon ish mbrojtësin e Realit dhe Man. Junajtedit

Skuadra e Atletiko Madridit ka nisur që tani nga puna për të kompletuar grupin e lojtarëve me të cilët do të konkurrojë sezonin e ardhshëm sportiv 2024-2025. Sipas mediave spanjolle, priten lëvizje si në hyrje ashtu dhe në dalje te skuadra e trajnerit Diego Simeone.

Kështu, pas lamtumirës nga Man. Junajtedi, ku luajti 4 sezonet e fundit, mbrojtësi francez Rafael Varane ka përfunduar në shënjestrën e “colchoneros”. 31-vjeçari, ish-lojtari i Real Madrid mund të kthehet sërish në kryeqytetin spanjoll, por këtë herë për të luajtur me Atletiko.

Ndërkohë, nga klubi madrilen pritet të largohet sulmuesi holandez Memfis Depaj. Asnjë marrëveshje mes klubit iberik dhe sulmuesit holandez nuk ka për rinovimin e kontratës, e cila skadon më 30 qershor. Ish-lojtari i Barcelonës tani do të jetë i lirë të gjejë një vend të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button