Diego Simeone: Tani është koha për hakmarrje

Atletiko Madrid do të tentojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Interit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Ligën e Kampionëve dhe në stdiumin “Metropolitano” do të tentojnë të sigurojnë biletën për në çerekfinale. Kryeqytetasit spanjoll u mposhtën javë më parë nga Interi në Itali me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Marko Arnautoviç, në pjesën e dytë. Trajneri i spanjollëve Diego Simeone, u shpreh se është momenti për t’u hakmarrë.

“Tani nuk është koha për t’u marrë me fjalë, na duhen veprat. Kam besim absolut te lojtarët e mi, jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe. Interi është për momentin një nga skuadrat më të mira, por është koha për hakmarrje”, tha Simone.

Tutje trajneri argjentinas  zbuloi se Antoan Grizman është rikuperuar dhe do të jetë normalisht në fushë.

“Duhet shumë përqendrim. Na kënaq rikthimi i Grizmanit, pasi na shton opsionet në sulm, nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes së parë, por rëndësi kanë vetëm 90 minutat e së mërkurës”, u shpreh Simeone.

LEXO EDHE:

Back to top button