Inzagi: Atletiko Madrid shndërrohet në një ekip tjetër në “Metropolitano”

Skuadra e Interit ka fituar ndeshjen e parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Atletiko Madrid në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Xhiuzepe Meaza”. “Nerazzurët” do të tentojë të ruajë avantazhin 1-0 e ndeshjes së parë ndaj Atletiko Madridit dhe në kryeqytetin spanjoll do të tentojë një biletë për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Interit, Simone Inzagi theksoi se skuadra e tij nuk duhet ta ketë mendjen te avantazhi i ndeshjes së parë dhe të përqëndrohet maksimalisht pasi Atletiko në shtëpinë e saj shndërrohet në një tjetër ekip.

“E vërteta është se nisemi me një avantazh minimal, por ndeshjen duhet ta luajmë sikur ai avantazh të mos ekzistonte. Atletiko në shtëpi shndërrohet në një tjetër ekip, nëse do të luanin vetëm në “Metropolitano”, atëherë ata do të ishin kampionët e Spanjës. Pastaj të gjithë e dimë se çfarë trajneri është Diego Simeone. Nuk e di se çfarë loje do të ndjekë Atletiko ndaj nesh, por e di mirë se do të jetë shumë e vështirë. Kjo skuadër ka nisur prej kohësh një rrugëtim shumë të rëndësishëm, në vitin e parë ia kemi dalë të luajmë të barabartë edhe ndaj Real Madridit apo Liverpullit, që më pas u takuan në finale. Në tre sezone kemi bërë shumë mirë dhe kjo nuk ka qenë diçka e lehtë”, ka deklaruar trajneri italian i Interit, Simone Inzagi.

Sfida mes Atletiko Madrid dhe Inter zhvillohet në stadiumin “Vanda Metropolitano”, në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button