Diell dhe freskët, njihuni me surprizat e motit

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të dobëta në pjesët perëndimore të vendit, përcjell Alsat. Në mëngjes do të shfaqen mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore e cila herë pas here do të intensifikohet në pjesët perëndimore.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 17 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paradite do të ketë kushte për mjegull, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira të vogla lokale të shoqëruara me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura ditore do të arrijë në 20 gradë Celsius.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë deri të premten. Nëpër lugina gjatë paraditeve do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Të shtunën do të ketë reshje shiu, kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa të dielën me reshjet e shiut do të fryjë një erë më e fortë veriperëndimore. Temperatura ditore të dielën do të jetë më e ulët.

LEXO EDHE:

Back to top button