Diell gjatë ditës, stuhi lokale dhe bubullima në orët e pasdites
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 33 gradë.
Moti në ditët në vijim
Nga sot deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë në mëngjes me vranësira të ndryshueshme. Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, në pasdite do të ketë kushte për shfaqje lokale të stuhive afatshkurtra, veçanërisht në pjesët malore dhe juglindore të vendit. Do të fryjnë erëra të moderuara kryesisht nga veriu.








