Digjitalizohet mënyra e marrjes së urdhrit për ndjekje të komunikimeve

Digjitalizohet mënyra e marrjes së urdhrit për ndjekje të komunikimeve

Mënyra për marrjen e urdhëresave për ndjekjen e komunikimeve bëhet digjitale, gjegjësisht urdhrat nuk do të përcjellën më në mënyrë të shkruar. Sistemi nuk është kyçur në rrjetin e internetit dhe është i mbrojtur nga keqpërdorimet. Kjo është tema rreth së cilës do të diskutohet në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat me drejtorin Agjencisë Tekniko-Operative (ATO), Zoran Angellovski.

“Keqpërdorimet në këtë sistem janë të pamundura, sepse kjo ruhet në një hapësirë virtuale në ATO. Nuk ka mënyrë që diçka të ndryshoj brenda, të gjitha të dhënat janë të mbrojtura dhe nuk ka mundësi që dikush i paautorizuar të ketë qasje, dhe ajo që është më e rëndësishmja për ne në ATO, është se e gjithë kjo e rrit kontrollin”, tha Angellovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button