Mickoski shpalos parimet e qeverisë së re: Paralajmëron fuqi ekonomike dhe luftë kundër krimit

Mickoski shpalos parimet e qeverisë së re: Paralajmëron fuqi ekonomike dhe luftë kundër krimit

VMRO-DPMNE-ja, një ditë pas zgjedhjeve, mbajti takimin e parë partiak në të cilin definoi, siç thonë ata, kornizën mbi të cilën do të ndërtojnë potencialin koalicionues. Në njoftimin nga kreu i partisë, në vend të parë është radhitur shteti i fuqishëm ekonomik, përmes reformave për një standard më të lartë jetësor, në rend të dytë është fronti kundër krimit dhe korrupsionit kurse në rend të tretë është realizimi i interesit strategjik për integrimet Evropiane përmes dialogut dhe realizimit të parimeve. Siç thanë nga partia një ditë më parë, këto janë parimet për të cilat duhet të pajtohen edhe partnerët e tjerë eventual të koalicionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button