Dillian Uajt: Mezi pres sfidën e 23 prillit ndaj Fjurit

Dillian Uajt ka folur për luftën e tij për titullin WBC me Tajson Fjuri, pasi ka heshtur që nga shpallja e meçit. Ai nuk u paraqit në konferencën për shtyp para ndeshjes për të promovuar këtë luftë, por tani ka reaguar në mediat sociale.

“Unë jam gati. Mezi pres të shoh të gjithë më 23 prill”, ka shkruar Dilian Uajt.

Kjo do të jetë lufta e parë e Dilian Uajtit për një titull botëror dhe do të jetë mbrojtja e dytë e Fjuri-t për titullin WBC, pas përballjes së tij të suksesshme me Deontej Uajllderin, në fund të vitit të kaluar.

Kjo luftë pritet të tërheqë rreth 94 mijë spektatorë, në shtëpinë ikonë të futbollit anglez (Uembli), e cila do të jetë një pjesëmarrje rekord për një luftë boksi në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO EDHE:

Back to top button