Dimitrevski protestuesve: Policët që po i gjuani na mbrojtën në 2001-in

Dimitrevski protestuesve: Policët që po i gjuani na mbrojtën në 2001-in

I pari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje protestuesve që të mos qojnë dorë mbi Policinë, teksa ka tërhequr paralele në lidhje me konfliktin e 2001-së dhe të Lagjes së Trimave të vitit 2015, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se janë po ato uniforma të cilat kanë mbrojtur vendin në ato vite, derisa ka rënë në kundërshtim me fjalët e veta, duke bërë po ashtu thirrje që të mos ketë gjuhë të urrejtjes dhe fyerje etnike, të cilën e bëri vetë nëpërmjet këtij shkrimi.

“Mos qoni dorë, mos i gjuani Policët, nuk është faji i tyre, ata janë të njëjtin njerëz që kanë mbrojtur vendin në vitin 2001, në Lagjen e Trimave të Kumanovës dhe nëse duhet do ta mbrojnë përsëri. Fajtor janë ata që udhëheqin dhe me politika të gabueshme rrënuan Maqedoninë tonë dhe e shkombëtarizuan”, shkroi ndër të tjera ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button