Dimitriev: 60-70% e urdhrave për masat MPH përfundojnë pa akuzë

Në 2-3 vitet e fundit, për 60-70% të urdhrave që kanë qenë objekt i Maseve të Posaçme Hetimore nuk ka pasur akuzë, zbulon në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ish-kryeministri teknik, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev. Sipas tij, kjo është një përqindje e lartë e urdhrave pa asnjë epilog.
“Kjo tregon se kemi një hapësirë mjaft të diskutueshme … kemi një përqindje të lartë të urdhrave, që nuk kanë asnjë epilog. Përqindja duhej të ishte pak më e ulët,” tha Dimitriev.