Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

Ish-shefja e kabinetit të Ministrisë së Brendshme, Slavjanka Petrovska në paraqitjen e saj në emisioni “360 gradë” në Alsat thotë se ende nuk është kryer asnjë mbikëqyrje në punën e sistemit të ndjekjes së komunikimit në vend.

Sipas saj, arsyeja është mungesa e personave me njohuri të përshtatshme teknike në komisionet parlamentare.

“Ne presim që dy ekspertë teknikë të zgjidhen në muajin mars … ajo që u zbulua si një mangësi, është se nuk mund sigurohemi se deputetët kanë njohuri e mjaftueshme në këtë fushë. Ndjekja e komunikimeve nuk përbën vetëm ligjet. Ekziston një pjesë tjetër, pajisjet, që kërkon shumë më shumë njohuri teknike,” tha Petrovska.

LEXO EDHE:

Back to top button