Dimitriev: ATO ka nevojë për fonde, duhen pajisje për ndjekjen e komunikimeve

Shteti ende nuk ka pajisje me të cilat, në rast nevoje, do të mund të ndiqen komunikimet e kryera përmes mjeteve të komunikimit nga rrjetet sociale. Në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ishkryetari i komisionit për ndjekjen e zbatimit të masave të PH, Emil Dimitriev, nga VMRO-DPMNE, tha se shteti së shpejti duhet të marrë pajisje për monitorimin e të gjitha llojeve të komunikimeve.

Siç tha ai, ndërmjetësuesi për ndjekjen e këtyre mënyrave të komunikimit duhet të jetë Agjencia Teknike Operative, por për këtë nevojiten mjete shtesë.

“ATO duhet të ketë në mënyrë adekuate buxhet për të qenë në gjendje ta mbulojë edhe këtë. Tani për tani, buxheti i Agjencisë Operativo-Teknike nuk garanton atë për të cilën po flas”, tha Dimitriev.

LEXO EDHE:

Back to top button