Dimitrov: Besimi i rajonit në BE është në nivel më të ulët, si kurrë më parë

Besimi i vendeve nga i gjithë rajoni ndaj BE-së është në nivel të ulët si asnjëherë më parë, ka thënë në emisionin “200” në Alsat, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Besimi në BE ndoshta nuk ka qenë kurrë më i ulët. Dhe jo vetëm në vendin tonë, por mendoj se kjo është situata në të gjithë rajonin. Është e pamundur të thuash diçka kaq herë pa u përmbushur. Dhe sigurisht, me rritjen e besimit, rritet edhe ndikimi. Edhe vetë KE, gjë që nuk ka ndodhur më parë, në pakon e zgjerimit në tetor thotë- mosfillimi i bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë ndikon keq në besueshmërinë e BE-së”, tha Dimitrov.

 

LEXO EDHE:

Back to top button