Dimitrov: Integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet test për politikat e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Euro-integrime deklaroi se çështja e RMV-së paraqet një test për politikat e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Dimitrov me këtë rast tha se suksesi i RMV-në rrugën e integrimit paraqet dhe sukses të BE-së, në të kundërtën do të paraqes dështim edhe për RMV-në edhe për BE-në, por edhe për bullgarinë.

“Jemi në një situatë për sukses të përbashkët, ose dështim të përbashkët. Maqedonia është një test për politikat e BE-së ndaj Ballkanit perëndimorë. Për këtë, në rast se arrijmë sukses, suksesi do të jetë i BE-së dhe do të jetë mirë për RMV-në, për rajonin dhe Bulgarinë. Dështimi do të jetë për të gjithë ne, përfshi edhe Republikën e Bullgarisë dhe Bashkimin Evropian”, tha Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button