Arrestohen 2 shtetas të Serbisë, kjo është arsyeja

Pjesëtarët e policisë nga stacioni policorë i Bogorodicës kanë privuar nga liria F.S. 20 vjeç dhe B.E. 19 vjeç, që të dy shtetas të Serbisë. Në afërsi të pompës së benzinës afër Smokvicës, gjatë kontrollit të makinës “golf’, me targa të Serbisë drejtuar nga F.S. është konstatuar se me makinë po transportonin 9 migrantë nga Kuba, të cilët ilegalisht kishin hyrë në vendin tonë. Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, shtetasit serb janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate, derisa migrantët janë dërguar në qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

LEXO EDHE:

Back to top button