Dimitrov në Gjermani, do të takohet me Ana Lirman

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas agjendës, janë paraparë takime me përfaqësues të lartë në qeverinë e sapo krijuar të Gjermanisë duke përfshirë edhe ministrin për Evropë, Ana Lirman e cila në ditën e parë të punës do të takohet me zëvendëskryeministrin Dimitrov.

Siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Dimitrov do ta shfrytëzojë vizitën që qysh në ditët e para të mandatit të kancelarit Scholz që ta merr vëmendjen drejt dosjes evropiane dhe angazhimit gjerman të rajonit.

Çështjen e eurointegrimit të rajonit, Dimitrov do ta theksoj edhe në konferencën vjetore të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (ECFR), ngjarje e rëndësishme në kalendarin politik evropian që i grumbullon të gjithë personat që marrin vendime në kontinent, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile.

LEXO EDHE:

Back to top button