Macron me një video lamtumirëse për Merkelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një video lamtumirëse për kancelaren e deritashme të Gjermanisë, Angela Merkel.

“Faleminderit, e dashur Merkel, që nuk i ke harruar kurrë mësimet e historisë, që ke bërë kaq shumë për ne, me ne, për ta çuar Evropën përpara”, shkroi presidenti francez në postimin ku publikoi pamje të takimeve të shumta me atë që njihet edhe si “zonja e hekurt” e Gjermanisë.

Ai gjithashtu iu drejtua edhe kancelarit të ri, Olaf Scholz, duke i thënë: “I dashur Olaf Scholz, kapitullin e radhës do ta shkruajmë bashkë. Për francezët, për gjermanët, për evropianët. Shihemi të premten”.

Ndryshe,Kuvendi i Gjermanisë e votoi të mërkurën socialdemokratin Olaf Scholz për kancelar të nëntë të vendit në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, duke shënuar një epokë të re për shtetin me popullsinë më të madhe në BE pas pushtetit 16-vjeçar të zonjës Merkel.

Qeveria e Scholzit e merr pushtetin me shpresa të mëdha për ta modernizuar Gjermaninë dhe për t’i luftuar ndryshimet klimatike, por përballet me sfidën e menjëhershme të menaxhimit të situatës me pandeminë.

LEXO EDHE:

Back to top button