Dimitrov përmend një deklaratë të Osmanit që e sheh si “problematike”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në emisionin “360 Gradë” në Alsat ka folur për deklaratën e tij se nuk ka besim te ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Në shpjegimin e qëndrimit të tillë, Dimitrov i referohet deklaratës së ministrit Osmani se zgjidhja e mundshme e kontestit me Bullgarinë nuk ka nevojë të miratohet nga Kuvendi.

“Pikërisht Bujar Osmani tha se nuk mendon se është e mirë zgjidhja të shkohet në Kuvend. Vetë ajo deklaratë më mjafton dhe më krijon pikëpyetje dhe kërkon kujdes të veçantë…”, thotë Dimitrov, duke shtuar se zgjidhja përfundimtare duhet të shkojë në Kuvend.

-Pse? Zgjidhja përfundimtare do të shkojë për miratim në parlamentin bullgar,” tha Dimitrov.

LEXO EDHE:

Back to top button