Dimitrov zbulon një nga pikat në pyetjet 5+1

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, vlerëson se përgjigjet e pyetësorit 5+1 të dërguar në Bullgari janë në kuadër të  zgjidhjes dinjitoze. Në paraqitjen e tij në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke folur për pyetësorin, ai tha se një nga pikat në të është ndër më të rëndësishmet për ne.

“Në këtë pikë pritet që Bullgaria të miratojë kornizën negociuese, të japë dritën jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare, në përputhje me propozimin portugez, sipas të cilit, në kornizën e negociatave, gjuha maqedonase është plotësisht e qartë, pa shpjegime të mëtejshme kurse monitorimi se si do të ecë zbatimi i rrugës dypalëshe duhet të jetë në Këshillin e stabilizim-asociimit. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe sinqerisht për Bullgarinë, të themi në mënyrë eksplicite atë që na nevojitet më shumë. Nuk do të isha pajtuar pa atë pikë dhe qëndrimi me përgjigjet nuk do të ishte i përbashkët”, tha Dimitrov.

LEXO EDHE:

Back to top button