Dimoska: Të saktësohen çështjet lidhur me shpenzimet para se të shtohet marzha e fitimit tek tregtarët
Gazetar: Mefail Ismaili
Tregtarët në mënyrë të ndryshme i llogarisin shpenzimet për vendosjen e marzhës. Inspektorët e tregut në disa kontrolle kanë vërejtur se disa tregtarë për të njëjtin produkt kanë treguar dokumente të ndryshme të shpenzimit. Drejtuesja e Inspektoratit të Tregut Aneta Simeska Dimoska tha në emisionin 360 shkallë se duhet të saktësohen çështjet lidhur me shpenzimet para se të shtohet marzha e fitimit tek tregtarët, shkruan Alsat.
“Inspektorëve nuk u jepen përllogaritjet se në çfarë mënyrë tregtarët kanë ardhur deri në përqindje të caktuar të shpenzimeve të cilat ata i kanë vendosur për një produkt të caktuar dhe kështu hasim në situatë kur dikush të na tregojë se ka 33 për qind shpenzime, ndërsa dikush 16 për qind shpenzime. Megjithatë, është qartë e definuar se ne duhet ti pranojnë, ndërsa në vendim është qartë e thënë se shpenzimet lidhen me ato produkte, e jo me të gjithë punën”, tha Aneta Simeska Dimovska, Drejtore e ISHT-së
Lidhur me çmimin e vajit për gatim, Simovska tha se varësisht nga paketimi, në periudhën e ardhshme çmimi maksimal për një litar vaj mund të shkojë deri në 110 denarë.
https://youtu.be/UFALR5af_1U
“Varësisht nga prodhuesi, varësisht nga ajo që ka paketim prej 0,8 litra, 0,9 litra ose një litër, çmimi i vajit për gatim në periudhën e ardhshme presim të lëviz maksimum deri në 110 denarë. Për momentin çmimi i vajit është formuar në bazë të asaj që Qeveria solli vendim që çmimi i shitjes tek tregtarët me pakicë të jetë i barabartë me çmimin tek tregtarët me shumicë, kështu që ai çmim i cili sot është nëpër rafte ose siç e tregojnë 94 denarë, në fakt është çmimi me të cilin e ofrojnë tregtarët me shumicë”, tha Aneta Simeska Dimovska, Drejtore e ISHT-së
Në mbledhjen e fundit Qeveria vendosi të shtyjë afatin e ndalimit për eksportin e drithërave deri më 15 prill. Ndalimi i eksportit mbetet për grurin, elbin, misrin, miellin, farat e lulediellit dhe vajrat prej farave të lulediellit. /Alsat.mk








