Dimovski dhe deputetë të tjerë të VMRO-së, dëshmitarë të ”27 Prillit”


Shtatë deputetë nga ish përbërja parlamentare, sot dëshmuan për rastin e “27 Prillit” apo për organizimin e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend. Në listë si dëshmitarë janë: Ilija Dimovski, Zoran Ilioski, Liljana Kuzmanovska dhe katër të tjerë me propozim të palës mbrojtëse.

Për këtë rast akuzohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski. Dëshmitarët sqarojnë konstituimin e Kuvendit në vitin 2016, si dhe rrjedhën e punës së këtij institucioni ligjvënës deri më 27 prill, kur edhe eskaloj dhuna.

LEXO EDHE:

Back to top button