Arrihet marrëveshje për trupat punues në Kuvend


Koordinatorët e grupeve parlamentare në koordinim e fundit që kanë pasur me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi kanë njoftuar arritjen e konsenzusit për ndarjen e komisioneve. Numri mbetet i njëjtë. 8 komisione LSDM dhe Besa, 8 VMRO-DPMNE, 3 BDI dhe 2 ASH-AAA.

Mosmarrëveshja mes Besës dhe BDI-së është tejkaluar. BDI do të udhëheq Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa Besa atë për Kulturë. ASH do ta ketë Komisionin Anketues për liri dhe të drejta si dhe komisionin për punë sociale.

Shërbimet po punojnë për ndarjen e deputetëve dhe pas përfundimit propozimi dorëzohet në arkivin e Kuvend pas çka edhe hapet rruga për votimin e tyre dhe kthimin e Kuvendit në funksion.

LEXO EDHE:

Back to top button