Dinamo shet lojtarin me 15 paraqitje për ekipin e parë?!

Dinamo Zagrebi duket se është specializuar që të arkëtojë të holla nga shitja e futbollistëve të rinj. Së fundit, në mediat kroate raportohet se Joshko Gvardiol, do të kalojë në radhët e skuadrës gjermane të Lajpcigut, edhe pse skuadra angleze e Lidsit, ka ofruar 24 mln euro.
Skuadra gjermane ka dërguar ofertë prej 19 mln euro dhe ka pranuar faktin që 19 vjeçari Guardiol të qëndrojë te Dinamo deri në janar të vitit 2021 dhe pastaj të kalojë në Gjermani.
Është interesant fakti që futbollisti I ri vjen nga ekipi i ri i Dinamo Zagrebit dhe për ekipin e parë ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asist.