Te Dinamo Zagrebi prej muajsh kanë ‘ëndërruar’ për një rikthim të Luka Modriç, diçka që mund të ndodhë këtë verë. Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar nga mediat kroate se kontaktet e para mes Dinamos dhe Modriçit tashmë kanë nisur, teksa presidenti i Dinamos, Mirko Barishiç, duke thënë se dera e Dinamos është e hapur për të.
Modriç ishte anëtar i Dinamos nga viti 2000 deri në 2008, para se të transferohej tek Tottenhami. Më vonë, ai u bë futbollisti më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat, teksa në 2018, fitoi “Topin e Artë”, falë performancave të tij në Kupën e Botës. Siç raporton mediumi kroat “24sata.hr”, drejtuesit e Dinamos duan ta kthejnë Lukën në ‘shtëpi me të gjitha forcat, edhe pse ylli i Real Madridit ka oferta serioze nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Modriç, i cili është pjesë e Realit që nga viti 2012, po shkon drejt përfundimit të kontratës me gjigantin madrilen dhe siç qëndrojnë gjërat, një rinovim i kontratës duket larg në horizont.
Besohet se Barishiç ka biseduar në telefon me Modriçin duke i bërë një ofertë, ndërsa thuhet se Modriçi e ka lënë të hapur këtë mundësi. Siç shton raporti, negociatat mes Dinamos dhe Modriçit do të intensifikohen gjatë javëve në vazhdim, por një rikthim i tij në ekipin, ku mori hapat e parë, nuk përjashtohet.








