Disfata për Oklahomën dhe Detroitin, por ruajnë kreun e Konferencave
Skuadra kampione e Oklahoma u mund 123-111 në fushën e Minesotës, por vazhdon të komandojë renditjen e NBA. Shai realizoi 30 pikë për miqtë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Antoni Edvards me 26 pikë u dallua për Minesota-n.
Fitore në sekondat e fundit për Majamin, që mundi 116-113 Çikago, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.
Edhe Denveri korr një fitore të vështirë, 107-103 ndaj Bruklin, ku dyshja Harduaj-Marrej realizoi 52 pikë.
Bie edhe skuadra e Detroitit, kryesuesja e renditjes në Lindje. Pistons u mundën 114-96 nga Feniksi, sfidë ku shkëlqeu Dillon Bruks, autor i 40 pikëve. Ndërsa Dallasi, u mund 123-121 në shtëpi nga Sharloti (Knuepel 34 pikë).
NBA-Rezultatet
Filadelfia – Sakramento, 113-111
Uashington – Milluoki, 109-99
Atlanta – Hjuston, 86-104
Çikago – Majami, 113-116
Dallas – Sharlot, 121-123
Denveri – Bruklin, 107-103
Feniksi – Detroit, 114-96
Minesota – Oklahoma, 123-111








