Liga e Kampionëve: Arsenali favorit kryesor, para Bajernit dhe Barcelonës
Me Ligën e Kampionëve që mbylli fazën e parë, në të gjithë botën kanë nisur të bëjnë llogaritë se cila skuadër ka më shumë shanse për të fituar trofeun me “veshë të mëdhenj”. Arsenal mbylli një fazë rekord me 8 fitore në 8, duke triumfuar përballë çdo rivali. Ky fakt, por dhe organika që Arteta ka në dispozicion, bën që “topçinjtë” të shihen si favoritët kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Sipas përllogaritjeve të bëra nga “EuroClubIndex”, Arsenali përllogaritet se ka 22% shanse për të triumfuar në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Me 14% në vendin e dytë renditet Bajern Munihu, skuadër që mbylli fazën e Ligës në vendin e dytë, pas Arsenal. “Topçinjtë” ishin pikërisht skuadra e vetme që triumfoi përballë Bajernit.
Me 14% po aq sa edhe Bajerni në vendin e tretë renditet Barcelona. Pas tyre janë dy klubet angleze, Man.Siti dhe Liverpulli që ndjekin treshen kryesuese.








