Disfatë për Bostonin e Klivlendin, triumfojnë Klipers dhe Dallas

Skuadra e Los Anxhelos  Lejkers u mund 124-112 në fushën e Sakramentos, duke zbritur në vendin e pestë në renditje në Konferencën e Perëndimit.

42 pikët e Donçiçit nuk mjaftuan për të fituar, ndërkohë që për vendasit u dalluan DeRozan me 32 pikë e Monk me 26 pikë.

Zhgënjen edhe Klivlendi, që në fushën e tij u mund 123-112 nga Juta Xhazz. Dyshja Xhorxh – Markanen realizoi 60 pikë për miqtë.

Indiana, falë një mbrojtje të mirë dhe 21 pikëve të Siakam e 20 të Huff, fitoi 98-96 përballjen ndaj Bostonit.

Fitore të vështirë korri ekipi i Dallas, që mundi 113-105 Bruklinin, sfidë ku u dallua Flag me 27 pikë. Rikthehet te suksesi skuadra e LA Klipers, që mundi 117-109 Sharlotin (Leonard-Harden 67 pikë së bashku), ndërsa Filadelfia mundi 115-102 Toronton (Maksey 33 pikë).

 

NBA-Rezultatet

Klivlendi – Juta Xhazz, 112-123

Indiana – Boston, 98-96

Toronto – Filadelfia, 102-115

Dallas – Bruklin, 113-105

Sakramento – Lejkers, 124-112

LA Klipers – Sharloti, 117-109

LEXO EDHE:

Back to top button