Dogana parandaloi kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të cigareve, një shtetas i Serbisë privohet nga liria
Dogana parandaloi kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të cigareve, një shtetas i Serbisë privohet nga liria
Doganierët në pikën kufitare Dojran parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 5 mijë e 50 kuti cigare dhe cigare elektronike, që në treg kapin vlerën prej rreth tetë milionë denarësh. Tentativa u zbulua të dielën në mbrëmje gjatë daljes nga vendi, kur u krye një kontroll i detajuar i një kamioni të raportuar si bosh. Gjatë kontrollit, doganierët zbuluan një bunker të ndërtuar posaçërisht me një ndarje, në të cilin u gjetën 101 pako cigare dhe cigare elektronike. Shoferi i kamionit, një shtetas serb, u privua nga liria nga inspektorët e Sektorit për Kontroll dhe Hetime. Përveç kësaj, me ndihmën e oficerëve të policisë, u përcaktua se numri i shasisë së gjysmërimorkios nuk përputhej me të dhënat në lejen e qarkullimit. Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli, për veprat penale të kontrabandës dhe falsifikimit të dokumentit. /Alsat.mk








